Atletico Madrid nuk ia ka dalë të marrë pikët e plota kundër Athletic Bilbao, që më parë ka ndalur edhe Barcelonën. Ky duel përfundoi në barazim 0-0, ndërkohë që në fund u ndëshkua me karton të kuq Joao Felix.
Atletico u mundua shumë t’i merrte tre pikët, por nuk ia doli dot. Për momentin madrilenët kanë marrë vendin e parë, me 11 pikë, por me gjasa nesër do e dorëzojnë.
Në barazim sot është mbyllur edhe dueli Elche-levante, që përfundoi 1-1. Osasuna ka bërë detyrën kundër Alaves, të vendit të fundit. Fitore 2-0 e arritur në transfertë, që u vendos që në pjesën e parë me gola të Garcia e Torres.
Në fushë në LaLiga ishte edhe një shqiptar. Ivan Balliu luajti 90 minuta në derbin kundër Getafe, që Rayo Vallecano e fitoi me rezultatin 3-0. Treja shënoi golin e parë me penallti, kurse më pas realizuan edhe Ciss e Falcao.
LALIGA – JAVA 5
Rayo Vallecano-Getafe 3-0
Shënues: Treja (pen.) 9’, Ciss 78’, Falcao 81’
Atletico Madrid-Athletic Bilbao 0-0
Elche-Levante 1-1
Shënues: Perez 33’/ Morales 55’
Alaves-Osasuna 0-2
Shënues: Garcia 22’, Torres (pen.) 29’
/ oversport.tv