Atletico shumë aktive në merkato, gati të afrojë edhe Daniel Wass

Konsiderohet gati e kryer. Atletico Madrid ka gjetur marrëveshjen për një tjetër përforcim pasi mediat spanjolle kanë garantuar se më parë është gjetur marrëveshja edhe me Mandava.

Përforcimi këtë herë vjen nga radhët e Valencias. Bëhet fjalë për Daniel Wass i cili konsiderohet nga Simeone si lojtari i duhur për skemat e tij. “Los Colchoneros” kanë gjetur tashmë marrëveshjen që do të transferojë mesfushorin danez në Madrid.

Ky mund të jetë finalizimi i një marrëveshje të paralajmëruar në kohë. Nuk është hera e parë që Cholo Simeone ka kërkuar shërbimet e lojtarit. Edhe gjatë merkatos së kaluar u përfol shumë për transferimin e tij në Madrid, por gjithçka u shua në fundin e merkatos. /oversport.tv