Atletico bën detyrën ndaj Betis, Cadiz dhe Mallorca ndahen në paqe

Atletico Madrid është rikthyer te fitorja pas dy barazimesh. Ekipi i Simeones ka mposhtur në javën e 12-të të LaLiga ekipin e Betis me rezultatin e pastër 3-0. Ndërkohë, Cadiz dhe Mallorca kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Kështu festën e golave e hapi mesfushori Carrasco. Pas një aksioni personal, belgu e çoi topin në rrjetë dhe rezultatin në 1-0. Ndërkohë që për të thelluar rezultatin menduan vetë lojtarët e Betis. Mbrojtësi argjentinas Pezella, shënoi me kokë në portën e vetë duke e çuar rezultatin në 2-0. Ndërkohë rezultatin final të takimit e vulosi Joao Felix i futur nga stoli. Portugezi shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Carrasco dhe e çoi topin në rrjetë, por arbitri vendosi ta anulonte atë. Megjithatë, pas konsultimit me sistemin VAR, goli i konfirmua duke e mbyllur edhe ndeshjen 3-0 për vendasit.

Sakaq, në ndeshjen tjetër Cadiz dhe Mallorca kanë ndarë nga një pikë. Vendasit e gjetën veten në disavantazh që në pjesën e parë të takimit pas golit të Baba. Megjithatë, për të vendosur gjithçka në barazpeshë mendoi veterani Alvaro Negredo. Ai shënoi në fundin e takimit me 11-metërsh duke vulosur edhe rezultatin final në 1-1. /oversport.tv

LA LIGA-JAVA E 12-TË
ATLETICO MADRID- BETIS 3-0
Shënues:
Carrasco 26’, Pezella (autogol) 63’, Felix 80’

CADIZ-MALLORCA 1-1
Shënues:
Baba 29’ / Negredo 90+3’