ATP Barcelona: Nuk ka surpriza, mësohen çiftet e para çerekfinaliste

Janë përcaktuar 2 çiftet e para çerekfinaliste të turneut 500 pikësh të Barcelonës. Pablo Carreno Busta ka mposhtur 2-1 Lorenzo Sonegon, në një sfidë që zgjati 2 orë e 42 minuta dhe vazhdon më tej aventurën e tij në këtë turne.

Në çerekfinale spanjolli do të ndeshet me Casper Ruud, që mposhti lehtësisht 2-0 finlandezin Emil Ruusuvuori.

Është kualifikuar për në çerekfinale edhe Diego Schwartzman, që mposhti 2-0 Lorenzo Musettin pas 2 orëve lojë. Në turin tjetër argjentinasi do të ndeshet me Felix Auger-Aliassime, që mposhti 2-0 amerikanin Frances Tiafoe. / Oversport.tv

Foto: Barcelona Open Banc Sabadell Twitter