Është rusi, Andrey Rublev fituesi i ATP Dubai. Numri 7 i botës mposhti në finale çekun Jiri Vesely 2-0 në sete. Një ndeshje disi e lehtë për Rublev që nuk e diskutoi në asnjë moment ngritjen e trofeut.
Ndeshja që zgjati 1 orë e 21 minuta u dominua kryesisht nga Rublev. Seti i parë ishte më i lehtë për të pasi u mbyll brenda 29 minutave. Rublev ia doli të fitonte setin e parë me rezultatin 6-3.
Diçka më i vështirë seti i dytë që zgjati 52 minuta. Ky set përfundoi me rezultatin 6-4 duke i dhënë kështu edhe trofeun rusit. /oversport.tv
Foto: ATP Tour Twitter