ATP Dubai: Djokovic debuton me fitore, eliminohet Cilic

Pas polemikave të mëdha për mungesën e tij në Australian Open, Novak Djokovic debuton në sezonin 2022 të tenisit me një fitore.

Në turin e parë të ATP 500 të Dubait numri një në renditjen botërore ka mposhtur 2-0 (6-3, 6-3) Lorenzo Musettin. Në turin tjetër të turneut serbi do të ndeshet me fituesin e çiftit Khachanov- De Minaur.

Andy Murray ka mposhtur 2-1 Christopher O’Connell, ndërsa Filip Krajinovic ka fituar 2-1 përballë Malek Jaziri. Surpriza e ditës ka qenë eliminimi i Marin Cilic, që është mposhtur 2-0 nga Jiri Vesely. / Oversport.tv

Foto: Dubai Tennis Champs Twitter