Jannik Sinner kualifikohet për në çerekfinalet e turneut të Dubait. Tenisti italian mposhti 2-0 (7-5, 6-2) skocezin Andy Murray pas një ore e 43 minutash lojë.
Sinner vazhdon aventurën e tij në turneun 500 pikësh të Emirateve dhe në çerekfinale do të ketë përballë Hubert Hurkacz.
Edhe Novak Djokovic kualifikohet mes 8 më të mirëve në Dubai, pasi ka mposhtur 2-0 (6-3, 7-6) rusin Karen Khachanov.
Rublev ka mposhtur 2-1 koreanin Kwon, ndërsa Denis Shapovalov ka fituar 2-0 përballë Taro Daniel. /Oversport.tv
Foto: Dubai Tennis Champs Twitter
The last 8 in Dubai 🔥
🇷🇸Djokovic – Vesely🇨🇿
🇱🇹Berankis – Shapovalov🇨🇦
🇵🇱Hurkacz – Sinner🇮🇹
🇺🇸McDonald – Rublev🇷🇺Who makes it to the semi-finals?@DDFTennis | #DDFTennis
— ATP Tour (@atptour) February 23, 2022