ATP Finals: Casper Ruud në gjysmëfinale, mposht Andrey Rublev

Casper Ruud do të jetë në gjysmëfinalen e ATP Finals për herë të parë në karrierën e tij. Norvegjezi mposhti 2-1 në sete Andrey Rublev.

Setet përfunduan me rezultatin 2-6, 7-5 dhe 7-6, duke e çuar kështu norvegjezin në gjysmëfinale.

Ai do të shkojë drejt përballjes me numrin dy të botës Daniil Medvedev të shtunën. /oversport.tv