ATP Finals: Daniil Medvedev fiton sërish, mposht Alexander Zverev

Kanë vazhduar ndeshjet e ATP Finals me Daniil Medvedev që ka arritur të mposhtë Alexander Zverev. Rusi zhvilloi një takim të përkryer duke dalë i fituar me rezultatin 2-1.

Setet përfunduan me rezultatet 6-3 6-7 (3-7) 7-6 (8-6) çka i dha edhe fitoren rusit.

Ndërkohë, në darkë pritet sfida midis Jannik Sinner dhe Hubert Hurkacz. Sakaq, Sinner ka zëvendësuar në këtë kompeticion të dëmtuarin Matteo Berrettini. /oversport.tv