ATP Finals: Djokovic debuton me fitore, kalon lehtësisht norvegjezin Ruud

Novak Djokovic debuton me fitore në ATP Finals që po zhvillohet në Torino, pasi ka mposhtur 2-0 (7-6, 6-2) në një ndeshje që zgjati një orë e gjysmë debutuesin Ruud, duke arritur fitoren e parë në grupin e gjelbër.

Numri një në botë në renditjen e tenistëve ka vuajtur në setin e parë, të cilin e ka fituar me “tie-break” 7-6. Ndërsa seti i dytë nuk ka histori dhe serbi e fiton 6-2.

Debutuesi Casper Ruud luftoi në setin e parë, por më pas u dorëzua pa kushte përballë Djokovic, që arrin fitoren e parë në grup. Në mbrëmje, në orën 21:00 do të luhet ndeshja tjetër e grupit të gjelbër, sfida Tsitsipas- Rublev. / Oversport.tv