ATP Finals: Djokovic shkon në gjysmëfinale, shumë i fortë për Rublev

Novak Djokovic tregon forcën e tij në ndeshjen e dytë në ATP Finals, duke mposhtur 2-0 numrin 5 në renditjen botërore, Andrey Rublev në një sfidë që zgjati më pak se një orë.

Serbi ka fituar setin e parë 6-3, ndërsa të dytin 6-2 dhe falë këtij suksesi ka marrë kreun e grupit të gjelbër dhe ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut, kur ka mbetur për tu zhvilluar edhe një ndeshje tjetër në grup. Suksesi përballë rusit ka qenë fitorja e 40-të në ATP Finals për Djokovic.

Rublev pëson humbjen e parë në grup, por fitorja në ndeshjen e parë kundër Tsitsipasit e mban në lojë për tu kualifikuar më tej. Në mbrëmje në orën 21:00 do të zhvillohet sfida mes Norrie dhe Ruud. /Oversport.tv