ATP Finals humbet një tjetër protagonist: Pas Berrettinit, tërhiqet edhe Tsitsipas

Turneu ATP Finals që po zhvillohet në Torino humbet një tjetër protagonist kryesor. Pak orë pas tërheqjes së Matteo Berrettinit, për shkak të një dëmtimi, është radha e numrit 4 në renditjen botërore, grekut Stefanos Tsitsipas që të ngrejë flamurin e bardhë.

Shkak është bërë një problem në bërryl, që e detyroi të ndërpresë stërvitjen dhe do ta ndalojë që të zbresë në fushë në sfidën e programuar kundër Ruud sot në orën 21:00.

Në vend të tij do të luajë Cameron Norrie, rezerva e dytë pas Jannik Sinner, i cili debutoi dje në turne në vend të  Matteo Berrettinit.

Italiani mposhti lehtësisht 2-0 (6-2, 6-2) polakun Hurkacz mbrëmjen e djeshme, duke i dedikuar fitoren e parë në ATP Finals bashkatdhetarit të cilit i zuri vendin. / Oversport.tv