ATP Finals: Medvedev mposht lehtësisht Ruud dhe siguron një vend në finale

Daniil Medvedev është finalisti i parë i ATP Finals që po zhvillohet në Torino. Numri 2 në renditjen botërore ka mposhtur lehtësisht 2-0 norvegjezin Ruud në gjysmëfinale, në një sfidë që rezultoi më e lehtë se ç’ishte parashikuar.

Ndeshja nuk ka patur histori dhe rusi ka fituar 6-4 setin e parë dhe 6-2 setin e dytë. Medvedev rikthehet pas një viti në finalen e madhe të këtij turneu, ky synon që të mbrojë titullin e fituar një vit më parë.

Do të jetë fituesi i sfidës Djokovic-Zverev, që luhet sot në orën 21:00, kundërshtari i rusit në finalen e madhe të Torinos. / Oversport.tv