Alexander Zverev ka mposhtur 2-0 Hubert Hurkacz në ndeshjen e tyre të fundit në grupin e kuq dhe falë këtij suksesi ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e ATP Finals.
Gjermani ka fituar 6-2 setin e parë dhe 6-4 setin e dytë, duke mposhtur në pak më shumë se një orë polakun Hurkacz, që eliminohet nga turneu, pasi koleksionoi disfatën e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në grup.
Zverev kualifikohet mes 4 më të mirëve të turneut dhe të shtunën do të luajë kundër Novak Djokovicit, një sfidë që do të vendosë se kush nga të dy do të shkojë në finalen e madhe të ATP Finals.
Sot në mbrëmje, në orën 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e grupit të kuq, sfida me rusit Medvedev dhe italianit Sinner.
Por rezultati i ndeshjes së mbrëmjes nuk ka ndonjë ndikim të madh në renditjen përfundimtare, pasi ky grup i ka dhënë verdiktet e tij finale: Medvedev dhe Zverev janë dy tenistët që kualifikohen (rusi si i pari i grupit), ndërsa Sinner dhe Hurkacz, mbyllin sot aventurën e tyre në ATP Finals. / Oversport.tv
CONFIRMED: @AlexZverev will take on @DjokerNole in the #NittoATPFinals semis 👀 pic.twitter.com/9EZ4kvKFF8
— ATP Tour (@atptour) November 18, 2021