Alcaraz mposht Djokovic në një ndeshje epike dhe shkon në finale

Një gjysmëfinale spektakolare është zhvilluar në Masterin 1000 pikësh të Madridit mes Alcaraz dhe Djokovic. Sfida më e pritur e turneut, nuk ka zhgënjyer dhe në fushë është zhvilluar një betejë epike.

Pasi humbi setin e parë me “tie break” (7-5 për serbin), talenti spanjoll ka reaguar duke fituar setin e dytë me të njëjtin rezultat 7-5.

Lufta e fortë ka vazhduar edhe në setin final, që është vendosur sërish me “tie break” dhe është fituar nga Alcaraz 7-5, pas 3 orë e 35 minutave lojë.

Spanjolli mposht numrin një në renditjen ATP dhe shkon në finalen e madhe të Madridit, ku do të ndeshet me fituesin e sfidës Tsitsipas-Zverev. / Oversport.tv

Foto: #MMOPEN Twitter