ATP Madrid: Fitore e vuajtur e Nadal, Zverev dhe Tsitsipas në çerekfinale

Rafa Nadal vazhdon aventurën e tij në Masterin e Madridit, pasi ka mposhtur 2-1 (6-3, 5-7, 7-6) Goffin, në një sfidë që zgjati më shumë se tre orë. Spanjolli ka arritur të shpëtojë 4 pikë për ndeshjen të kundërshtarit dhe kualifikohet kështu mes tetë më të mirëve të turneut.

Në çerekfinale është kualifikuar edhe Alexander Zverev, që ka eliminuar Lorenzo Musettin. Gjermani fitoi setin e parë, por italiani u tërhoq në setin e dytë.

Felix Auger-Aliassime kualifikohet në çerekfinale pas fitores 2-0 përballë Jannik Sinner. Vazhdon aventurën në turneun spanjoll edhe Stefanos Tsitsipas, që ka mposhtur 2-0 bullgarin Grigor Dimitrov. / Oversport.tv

Foto: #MMOPEN Twitter