ATP Montekarlo: Davidovich Fokina dhe Dimitrov sfidohen për një vend në finale

Alejandro Davidovich Fokina dhe Grigor Dimitrov do të përballen me njëri-tjetrin nesër në gjysmëfinalet e Masterit 1000 pikësh të Montekarlos.

Spanjolli që eliminoi më parë edhe Djokovic, mposhti në tre sete në Fritz 2-1 (2-6, 6-4, 6-3). Amerikani fitoi setin e parë, por Davidovich Fokina përmbysi gjithçka duke fituar 2 setet e tjerë.

Në çerekfinalen tjetër Dimitrov ka mposhtur 2-1 (6-4, 3-6, 7-6) Hubert Hurkacz në një sfidë të luftuar dhe falë këtij suksesi është kualifikuar mes 4 tenistëve më të mirë të turneut të Montekarlos. / Oversport.tv

Foto: ROLEX MC MASTERS Twitter