Hurkacz-Carreno Busta do të jetë finalja e Masterit 1000 pikësh të Montrealit që do të luhet sot në mbrëmje në orën 22:00.
Polaku ka fituar me përmbysje 2-1 (5-7, 6-3, 6-2) përballë Casper Ruud në gjysmëfinale, ndërsa spanjolli ka eliminuar me të njëjtin rezultat 2-1 (7-5, 6-7, 6-2) britanikun Evans në një sfidë që zgjati mbi tre orë.
Hurkacz shkon për herë të dytë në karrierë në finalen e një Masteri 1000 pikësh (herën e parë mposhti Sinner në Miami 2021), ndërsa për spanjollin Carreno Busta është hera e parë absolute në një finale të tillë. / Oversport.tv
Foto: Omnium Banque Nationale Twitter
The moment we've all been waiting for is near: this Sunday we crown the 2022 National Bank Open presented by Rogers champion. 👑
Hubert Hurkacz💥Pablo Carreno Busta. Who shall conquer it all?
Presented by @FILAtennis #NBO22 pic.twitter.com/wj3ygogwdc
— Omnium Banque Nationale (@OBNmontreal) August 14, 2022