ATP Paris: Përcaktohen 1/8 e finales, sfida të vështira për Djokovic dhe Zverev

Janë përcaktuar 16 tenistët që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Masterin e Parisit, që është futur tashmë në fazën e tij më interesante. Nuk kanë zhgënjyer favoritët e këtij turneu në ndeshjet respektive që kanë zhvilluar ditën e djeshme. Medvedev, kampioni në fuqi i turneut, ka mposhtur 2-0 bjellorusin Ivashka, ndërsa gjermani Zverev ka mposhtur 2-0 serbin Lajovic.

Hurkacz dhe Norrie vazhdojnë aventurën e tyre në Masterin 1000 pikësh të kryeqytetit Francës, ashtu si Monfils dhe Dimitrov. Spanjolli Alcaraz tregon se nuk është më një surprizë, pasi ka eliminuar nga turneu italianin Sinner, pas një ndeshjeje të bukur dhe të luftuar 2-0 (7-6, 7-5).

Janë përcaktuar tashmë çiftet e 1/8 të turneut, që do të zhvillohen sot.  Spikasin përballjet Djokovic-Monfils dhe Dimitrov-Zverev, ndërsa për favoritët e tjerë, të paktën në letër, shorti është treguar më bujar. / Oversport.tv