Diego Schwartzman dhe Carlos Alcaraz do të diskutojnë mes tyre finalen e madhe të turneut ATP 500 të Rio de Janeiro, që do të zhvillohet sot në orën 21:30.
Argjentinasi mposhti në gjysmëfinale bashkatdhetarin Francisco Cerundolo 2-0 (7-6, 6-3), ndërsa në sfidën tjetër talenti spanjoll eliminoi Fabio Fogninin 2-0 (6-2, 7-5).
Carlos Alcaraz konfirmohet “vrasësi” i tenistëve italianë në turneun e Brazilit, pasi në çerekfinale eliminoi në një sfidë që zgjati tre sete Matteo Berrettinin, favoritin e këtij kompeticioni. / Oversport.tv
Foto: Rio Open Twitter