Tiafoe fiton me përmbysje dhe siguron një vend në finalen kundër Zverev

Ka përfunduar në gjysmëfinale aventura e Jannik Sinner në Vienë, në mënyrën më të paparashikuar dhe më të dhimbshme. Pasi kishte fituar setin e parë dhe kryesonte 5-3 në setin e dytë, tenisti italian është dorëzuar përballë Frances Tiafoe, që ka arritur të përmbysë setin e dytë dhe të fitojë lehtësisht të tretin 6-2 dhe gjithë ndeshjen 2-1.

Tenisti amerikan ka zhvilluar një ndeshje të madhe dhe me lojën e tij ka fituar duartrokitjet e publikut vjenez si dhe një vend në finalen e madhe të këtij turneu.

Në gjysmëfinalen tjetër, Alexander Zverev ka mposhtur 2-0 (6-3, 6-3) spanjollin Carlos Alcaraz dhe siguron një vend në finalen e madhe të turneut ATP 500 të Vienës. Gjermani ka dominuar totalisht sfidën përballë 18-vjeçarit Alcaraz dhe është favoriti për të fituar finalen e sotme.

Finalja e madhe e turneut me gjermanit Zverev dhe amerikanit Tiafoe do të zhvillohet sot në orën 14:00.

Të dy tenistet janë përballur me njëri-tjetrin 6 herë dhe Zverev kryeson 5-1 në këto takime kokë më kokë. Gjermani është favorit edhe në sfidën e sotme, por Tiafoe ka treguar një formë shumë të mirë në Vienë dhe synon të bëjë surprizën në finalen e sotme. /Oversport.tv