Edhe bota e tenisit reagon pas agresionit rus në Ukrainë. Federata ndërkombëtare e tenisit ka anuluar eventet në Moskë dhe ka përjashtuar skuadrën ruse nga Kupa Davis. Tenistët mund të vazhdojnë të luajnë në turne, por pa flamurin dhe emrin e shtetit.
Bordi i WTA dhe ATP ka vendosur që të pezullojë eventin e kombinuar Wta/Atp, që ishte programuar të zhvillohej këtë tetor në Moskë. Drejtuesit e dy turneve për meshkuj dhe femra në tenis njoftojnë se:
“Lojtarët që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia do të vazhdojnë që të konkurrojnë në eventet ndërkombëtare të tenisit, në ture dhe Grand Slam. Por, nuk do të garojnë në emrin apo flamurin rus apo bjellorus deri në një njoftim të ri”.
Skuadra ruse e tenisit është përjashtuar nga Kupa Davis dhe nga Kupa Billie Jean King, ka njoftuar federata ndërkombëtare e tenisit. / Oversport.tv
Foto: ATP Tour Twitter
Joint Statement by the International Governing Bodies of Tennis
⬇️
— ATP Tour (@atptour) March 1, 2022