“Aty janë Samir dhe Nasri”, deklarata e Lorik Canës bëhet virale në internet

Samir Nasri dhe Lorik Cana kanë tërhequr vëmendjen në ndeshjen e bamirësisë që Team UNICEF zhvilloi me legjendat e Marseille, të mbledhur nga Didier Drogba.

Ish-anësori i Francës ra në sy për peshën e shtuar dhe Cana nuk e humbi mundësinë të lëshonte një batutë për gazetarin Romain Canuti: “A nuk e keni parë që ata janë bashkë në një, Samir dhe Nasri”.

Deklarata e Canës “ka marrë dhenë” në rrjetet sociale pas “Ndeshjes së Heronjve” në “Velodrome”.

Në fushë ishin edhe Djibril Cisse, Pascal Olmeta, Mamadou Niang, Jean-Pierre Papin, Toifilou Maoulida, Fabrizio Ravanelli, Marcel Desailly dhe Robert Pires.

Nga ndeshja e bamirësisë u grumbulluan 437250 euro që shkojnë për UNICEF dhe fondacionin Drogba. / oversport.tv