Aubameyang dhe Dembele, prapaskenat e orëve të fundit te Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang do të transferohet te Barcelona. Marrëveshja është arritur dhe Laliga ka dhënë “OK”-in për sulmuesin.

Futbollisti nga Gaboni do të huazohet për 18 muaj te katalanasit, që në sezonin e dytë do t’i japin pagë më të lartë për të kompensuar atë të këtyre gjashtë muajve.

Nga ana tjetër Barcelona i ka ofruar edhe Ousmane Dembele një marrëveshje të re për të rinovuar, nën 14 milion euro në sezon.

Tottenham e ka tentuar francezin në limite, por nuk ka ende marrëveshje dhe me gjasa nuk do të arrihet. / oversport.tv