Audi do të jetë pjesë e Formula 1, zyrtarizohet marrëveshja

Në vitin 2026 nuk do të ketë ndryshime vetëm në motorin e makinave të Formula 1, por edhe një markë e re shumë e rëndësishme do t’i bashkohet këtij kampionati botëror. Bëhet fjalë për markën gjermane Audi e cila do t’i bashkohet Formula 1 në vitin 2026.

Ka qenë vetë Formula 1, por edhe Audi që kanë bërë këtë njoftim të rëndësishëm ku kanë lajmëruar se kompania gjermane do të jetë pjesë e këtij kampionati nisur nga viti 2026. Formula 1 ndërkohë ka lajmëruar prej kohësh se prej vitit 2026 skuderitë do të ndryshojnë motorat ku do të rritet fuqia elektrike.

Audi është pjesë e Volkswagen Group dhe ka shprehur dëshirën e saj për të mbështetur risitë që do të sjellë Formula 1. Për këtë marrëveshje kanë folur edhe anëtarë të FIA dhe Audit të cilët janë shprehur shumë të lumtur për këtë aventurë të re. /oversport.tv

Foto: formula1.com