Barcelona e Ronald Koeman luan ndeshjen e radhës përballë Cadiz sonte prej orës 22:0 dhe gabimet nuk tolerohen. Në mediat spanjolle kanë qarkulluar emrat e trajnerëve të mundshëm, që mund të zëvendësojnë Koemanin nëse ky i fundit dështon dhe në testin e radhës për të marrë një rezultat pozitiv.
XAVI HERNANDEZ – Trajner aktual i Al Sadd është një emër i njohur për historinë e lavdishme të Barcelonës, i lidhur në mënyrë konstante me klubin ku u bë legjendë.
Ai u propozua më herët si kandidaturë nga Victor Font, por ky i fundit nuk mundi të fitojë zgjedhjet e prillit. Laporta pavarësisht besimit që ka ndaj Koeman, po merr në konsideratë afrimin e spanjollit në stolin blaugrana.
ROBERTO MARTINEZ – Trajneri aktual i Kombëtares së Belgjikës është një alternativë për presidentin e Barcelonës dhe një emër i admiruar te klubi katalanas.
Nuk është hera e parë që klubi interesohet për të, por me largimin e Koeman gjërat mund të ndryshojnë. Momentalisht ai është i angazhuar me kombëtaren në ndeshjet e muajit tetor.
ANTONIO CONTE – Udhëhoqi Interin drejt titullit kampion sezonin e kaluar, ndërsa tani është pa ekip. Italiani nuk është trajner që i afrohet stilit të Barçës, por ka mentalitetin e fituesit dhe klubi kërkon të rikthehet në drejtimin e duhur.
PHILLIP COCU – Ish-mesfushori i Barcelonës dhe rekordmen në Holandë me PSV Eindhoven, e njeh ambientin e klubit dhe mbi të gjitha ka në dispozicion lojtarë të shumtë holandez. Ashtu si Conte, edhe Cocu është gjithashtu pa ekip. / oversport.tv