Augsburg befason kampionët e Bayern Munich në derbin e Bavarisë

Augsburg ka befasuar kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich, duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe merr tre pikë të arta për të vijuar luftën për mbijetesë.

Derbi i Bavarisë pati tre gola në pjesën e parë, teksa fillimisht ishte Pedersen ai që mposhti portierin Neuer në minutën e 23-të. Të njëjtën gjë bëri edhe Hahn më pas.

Askush nuk e kishte menduar një nisje të tillë të kësaj ndeshjeje. Bayern Munich reagoi dhe e ngushtoi rezultatin me të zakonshmin Robert Lewandowski.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann bëri gjithçka për të shënuar golin e barazimit si fillim dhe tentoi disa herë portën, por nuk ia doli dot deri në fund dhe regjistroi humbjen e dytë në kampionat këtë sezon. / oversport.tv