Ausilio fluturon në Londër, objektivi nuk është rikthimi i Romelu Lukaku

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka fluturuar për Londër, por objektivi i bisedimeve në është rikthimi i Romelu Lukaku. Sipas asaj që raporton Sky Sport, Ausiolo ka shkuar në Londër për të zhvilluar disa bisedime me agjentin Fali Ramadani.

Ky i fundit është edhe përfaqësuesi i mbrojtësit serb, Nikola Milenkovic që po kërkohet me ngulm nga ziklatrit. Sipas të njëjtit burim, Ausilio dhe Ramadani kanë diskutuar për mundësinë e transferimit të mbrojtsit tek Interit, ndërsa Fiorentina e vlerëson me çmimin 15 milionë euro.

Një interesim ky që vërteton edhe më shumë faktin se tek Interi pritet që të sakrifikohet në merkaton një mbrojtës. Milenkovic ndërkohë është në kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook