Ausilio: Fondi PIF? Nuk e di se kush janë, nuk komentoj fjalët e Commissos

“Problemi në Itali, qëndron në faktin se rregullat nuk vlejnë për të gjithë. Ishin disa klube që ishin shumë larg respektimit të kërkesave të nevojshme për likuiditet. Një nga këta klube fitoi kampionatin,në vend që të penalizohej”.

Këto janë fjalët e presidentit të Fiorentinës, Rocco Commissos, që sulmon hapur Interin, por Piero Ausilio nuk denjon as që ti komentojë:

“Unë jam drejtor sportiv, mund t’i përgjigjem mikut tim Prade. Ai ka një rol tjetër dhe nuk e ndjej të nevojshme ti përgjigjem”.

“Jemi Interi, një skuadër e fortë dhe konkuruese. Fondi PIF? Nuk e di kush janë”, ka thënë drejtori sportiv i zikaltërve, duke mohuar interesimin e fondit arab për të blerë skuadrën e Interit. /Oversport.tv