Ausilio: Ka optimizëm për rinovimin e Skriniar, kemi një skuadër konkurruese

Kupa e Botës në Katar përfundoi dhe tashmë tek Interi po mendojnë për pjesën e mbetur të sezonit. Për kampin zikaltër ka folur drejtori sportiv Piero Ausilio i cili ka shpjeguar gjithashtu edhe situatën e lojtarëve dhe të rinovimeve, si dhe objektivat e klubit në merkato.

“Ne kemi një skuadër konkurruese, merkato do të bëhet me rikthimet e Brozovic, Lukaku, Lautaro që është i motivuar nga Kupa e Botës dhe nga Correa që duhet të bëhet mirë. Mungesa e tyre na ka prerë disi burimet, por tani do të kemi tre kampionë më shumë.”

RINOVIMI I SKRINIAR- “Ka gjithmonë optimizëm. Kush e bënë këtë punë duhet të ketë gjithmonë. Jemi duke negociuar, folur dhe kemi bërë një ofertë të rëndësishme. Duhet të marrim kohën e nevojshme sepse dhe Skriniar me agjentët e tyre duhet të reflektojnë.”

LUKAKU- “E kam gjetur mirë, është i motivuar, e di që është një faqe e re tashmë. Tani ai duhet të mendojë vetëm për Interin, e shoh të përqëndruar.” /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook