Austin është pista e tij, Marquez fiton sërish në Çmimin e Madh të Amerikës

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Amerikës në MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës mori kreun që në xhiron e parë në Austin dhe nuk e lëshoi vendin e parë deri në përfundim të garës.

Një garë pa shumë histori ajo në pistën teksane, e preferuara e Marquez, pasi ka fituar 7 herë në 8 prezenca në në këtë pistë.

Lideri i renditjes së përgjithshme të pilotëve, Fabio Quartararo renditet e dyti, duke i paraprirë rivalit për titull, Francesco Bagnaia, dhe tashmë diferenca mes të dyve në renditjen e përgjithshme është rritur në 52 pikë.

Quartararo hedh një hap të madh drejt titullit kampion, tashmë që kanë mbetur edhe 3 gara nga përfundit i Kampionatit Botëror të MotoGP.

Dovizioso e mbyll garën në vendin e 13-të, ndërsa Rossi në vendin e 15-të. /Oversport.tv