Janë luajtur dy sfidat e para të “Australian Open” të cilat kanë zbuluar edhe çiftin e parë gjysmëfinalist. Rusi Karen Khachanov mposhti amerikanin Sebastian Korda me këtë të fundit që u tërhoq nga gara gjatë setit të tretë.
Në dy setet e para Khachanov arriti të triumfonte 7-6 dhe 6-3. Ndërkohë që edhe setin e tretë tenisti rus po e dominonte në shifrat 3-0 deri në momentin e tërheqjes nga gara.
Në sfidën tjetër greku Stefanos Tsitsipas mposhti lehtësisht tenistin çek, Lehecka. Tsitsipas triumfon në shifrat 3-0 (6-3, 7-6, 6-4) në një sfidë që zgjati 2 orë e 20 minuta. Tsitsipas dhe Khachanov do të përballen në gjysmëfinale së bashku për një vend në finalen e madhe.
Ndërkohë që dy sfidat e tjera çerekfinale janë Rublev-Djokovic dhe Shelton-Paul. /oversport.tv
Foto: #AusOpen, Twitter