Australian Open: Medvedev dhe Aliassime në çerekfinale, eliminohet Halep

Nuk gabon Daniil Medvedev, që mposht 3-1 (6-2, 7-6, 6-7, 7-5) amerikanin Maxime Cressy dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Australian Open.

Numri 2 në renditjen botërore do të përballet në turin tjetër të turneut me Felix Auger-Aliassime.

Kanadezi ka eliminuar Cilic 3-1 (2-6, 7-6, 6-2, 7-6). Ndonëse ka humbur setin e parë, Auger-Aliassime ka përmbysur gjithçka duke fituar tre setet e tjerë.

Vazhdojnë surprizat tek femrat. Tashmë është radha e Simona Halep, që të largohet nga Australian Open. Rumunia është mundur 2-1 (4-6, 6-3, 4-6) nga francezja Alize Cornet. / Oversport.tv