Australian Open: Tsitsipas dominon Sinner dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Përfundon në çerekfinale aventura e Jannik Sinner në turneun Australian Open. Stefanos Tsitsipas zhvillon një ndeshje perfektë dhe mposht 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) 20-vjeçarin italian, duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Slamit të parë të vitit 2022.

Ndeshja që zgjati pak më shumë se 2 orë është dominuar totalisht nga numri 4 në renditjen botërore, që ka arritur të fitojë disa “game” edhe kur shërbimet i kishte kundërshtari.

Për Tsitsipas kjo është gjysmëfinalja e tretë në Melburn në katër vitet e fundit, ndërsa Sinner ndalet për herë të dytë në karrierë në çerekfinalet e një Slami, pas eliminimit në Roland Garros 2020, në të njëjtën fazë të turneut. / Oversport.tv