Australian Open: Tsitsipas në çerekfinale, eliminohet Auger-Aliassime

Stefanos Tsitsipas kualifikohet në çerekfinalet e Australian Open pasi ka mposhtur pas një ndeshjeje spektakolare që zgjati 4 orë, 3-2 (6-4, 6-4, 3-6, 4-6, 6-3) italianin Jannik Sinner. Në turin tjetër të turneut greku do të ketë përballë çekun Lehecka.

Pas eliminimit të Nadal, Ruud, Medvedev, Fritz, Berrettini dhe Zverev tashmë është radha e Felix Auger-Aliassime që ti thotë lamtumirë Australian Open, që është mposhtur në 1/8 e finales nga Jiri Lehecka, që për herë të parë në karrierë kualifikohet në çerekfinalet e një Grand Slam-i.

Kualifikohet mes tetë më të mirëve të turneut edhe Sebastian Korda, që ka mposhtur Hubert Hurkacz pas një ndeshjeje të luftuar në 5 sete. Korda do të përballet me Karen Khachanov, që mposhti Yoshihito Nishioka. / Oversport.tv