“Australian Open”, vaksina do të jetë e detyrueshme për tenistët

“Australian Open” do të jetë turneu i parë Slam, që do të lejojë të marrin pjesë vetëm tenistët e vaksinuar. Shteti i Victorias, kryeqyteti i të cilit është Melburni, ka vendosur që në territorin e tij të futen vetëm punonjës të autorizuar dhe të vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës anti-Covid.

Kryeministri Dan Andrews, ka shpjeguar se sipas indikacioneve të Departamentit të Shëndetit, të gjithë ata që do të vijnë në Melburn dhe në shtetin e Victorias “duhet të marrin dozën e parë të vaksinës jo më vonë se 15 tetori”. Dhe dozën e dytë jo më vonë se 26 nëntori.

Sipas asaj që raporton “Fox Sports Australia” në listën e personave që duhet të tregojnë çertifikatën e vaksinimit bëjnë pjesë “atletët profesionistë, punonjësit që bëjnë të mundur aktivitetin e tyre sportiv, personeli i televizioneve që transmetojnë atë sport”.

Nuk do të mjaftojnë tamponët negativë për të zbritur në fushë, Australia ka theksuar se nuk do të ketë përjashtime nga këto masa për askënd.

Edicioni i vitit 2022 në Melburn do të mbahet në datat 17 deri në 30 janar dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, “Australian Open” do të bëhet eventi i parë që lejon të marrin pjesë vetëm atletët e vaksinuar. / oversport.tv