Autogoli i Ismajlit nuk prish punë, Empoli mposht me poker Salernitanën

Eksperienca e re e trajnerit të Salernitanës, Stefano Colantuono nuk ka nisur si pritej. Ekipi i tij u mposht me rezultatin 4-2 në shtëpinë e vetë. Dygolëshi i Pinamontit, goli i Cutrone dhe autogoli i Stranberg, i bënë të pavlefshëm golat e ekipit salern.

Pjesa e parë nisi vrullshëm me Empolin që realizoi që në minutat e para me Andrea Pinamonti. Sulmuesi italian gjeti rrugën e rrjetës, i vetëm përball portierit pas një pasimi të mirë nga Bandinelli. Për të dyfishuar rezultatin mendoi sulmuesi tjetër italian, Patric Cutrone që shfrytëzoi mjaft mirë një pas të Haas në brendësi të zonës.

Një autogol i Stranberg ndërkohë e çoi rezultatin në 3-0 për të ardhur më pas një 11-metërsh i realiuzuar nga Pinamonti. Kështu italiani realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim.

Pjesa e dytë nisi me tjetër ritëm për ekipin e Salernitanës që gjetën një gol të shpejtë me anë të Ranierit. Pasimi i mirë i Ribery në qendër të zonës gjeti të pambuluar italianin që e çoi rezultatin në 4-1. Do të ishte përsëri Ribery që do të godiste në kuadratin e portës, por u ndal nga shtylla. Topi u përplas më pas në trupin e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli duke shënuar një autogol për ta çuar rezultatin në 4-2.

Më pas të dyja ekipet u munduan shumë për të gjetur përsëri rrugën e rrjetës, por pa rezultat. Kështu Empoli gjen një fitore me shumë vlera ndaj Salernitanës duke e zhytur edhe më thellë në fundin e tabelës këtë të fundit. /oversport.tv

SERIE A – JAVA E 9-TË
SALERNITANA-EMPOLI 0-4
Shënues:
 Ranieri 48’, Ismajli (autogol) 55’ / Pinamonti 2’ (pen) 45+1’ , Cutrone 11’, Stranberg (autogol) 13’