Thomas Strakosha ka shpërthyer në lot kur tifozët e Lacios i kanë bërë një surprizë të bukur përpara ndeshjes ndaj Cagliarit.
Ultrasit bardhekaltër i kanë dedikuar një banderolë pas gabimit që bëri në Europa League. Kjo gjë e ka emocionuar shumë portierin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët.
Tifozët kishin zgjedhur një shprehje të Dante Alighierit: “Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”.
Autogoli që gardiani kuqezi bëri ndaj Galatasaray në Europa League i kushtoi shtrenjtë Lazios, por që nga momenti i parë, shokët, trajneri dhe tani tifozët ishin pranë Strakoshës. Gabimet sigurisht që shërbejnë edhe për t’u rritur. / oversport.tv
Respect to Lazio fans for this banner for Strakosha.
Something we should had done for Szczesny aswell… pic.twitter.com/GXcRR5znyH— Jjuli (@jjuli_24) September 19, 2021