Atletico Madrid ka bërë autokritikë pas humbjes së pësuar kundër Levante. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone mposhti me rezultatin 3-0 skuadrën e Osasuna dhe merr sërish vendin e katërt, me shpresën që Barcelona do të gabojë në dy ndeshjet që nuk i ka luajtur ende.
Atletico e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Joao Felix. Për ta qetësuar Simeonen mendoi Luis Suarez, pas një ore lojë, duke shënuar nga rreth 40 metra pas daljes së portierit.
Lojë kishte mjaftueshëm për të shënuar sërish dhe këtë herë ishte Angel Correa ai që e ccoi topin në rrjetë. Tre gola të shënuar, fitore dhe Atletico që nuk pëson, sigurisht që Simeone mund të festojë më në fund.
NDESHJA TJETËR – Granada është mposhtur 1-4 në shtëpi nga Villareal dhe në këtë ndeshje ishte protagonist edhe Myrto Uzuni. Beratasi u aktivizua në minutën e 13-të dhe kishte dy mundësi të mira shënimi për skuadrën e tij.
Uzuni nuk ia doli, ndërsa në minutën e 35-të shkaktoi penalltinë që zhbllokoi ndeshjen. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq, por VAR e ndryshoi vendimin dhe sulmuesi i Shqipërisë mbeti në fushë pasi masa disiplinore ishte kartoni i verdhë.
Danjuma shënoi me penallti dhe katër minuta më pas dyfishoi shifrat. Granada e rihapi takimin me Milla, që shënoi me 11-metërsh. Një të tillë e fitoi sërish Villareal, që me Danjuma i çoi shifrat në 1-3. Gomez në shtesë realizoi edhe golin e katërt.
LALIGA – JAVA 25
Granada-Villareal 1-4
Shënues: Milla (pen.) 61’ / Danjuma (pen.) 35’, 39’, (pen.) 81’, Gomez 90+6’
Osasuna-Atletico Madrid 0-2
Shënues: Joao Felix 3’, Suarez 59’, Correa 89’
Foto: Atletico de Madrid, Twitter