Barcelona triumfon ndaj Levante me rezultatin e pastër 3-0. Ekipi i Koeman nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren në Camp Nou duke marrë një tre pikësh mëse të merituar. Fitore ka arritur edhe Osasuna ndaj Mallorca me rezultatin 3-2 në fushën e këtyre të fundit.
Pjesa e parë ishte fantastike dhe me dominim të dukshëm të skuadrës së Barcelonës. Katalanasit zbatuan me përpikmëri planin dhe strategjinë e përgatitur.
Presioni ishte i mirë dhe u bënë shumë rikuperime topash në gjysmëfushën kundërshtare. Ekipi luajti shumë shpejt. Për më tepër treguan se edhe në repartin e avancuar ishin më të saktë.
Sot po, topi donte të shkonte në rrjetë. Që në minutat e para Barcelona arriti ta zhbllokonte sfidën me dy holandezët Depay dhe Luuk de Jong. Për këtë të fundit, ky ishte goli i parë me fanellën katalanase.
Edhe pjesa e dytë ishte pasqyrë e asaj të parës ku blaugranat vazhduan dominimin e ndeshjes deri në minutën e fundit. Numri 10, Ansu Fati mbylli llogaritë duke shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Osasuna nuk është demoralizuar nga disavantazhi 2-1 i pjesës së parë ndaj Mallorca. Ekipi mik fitoi me përmbysje duke çuar në shtëpi tre pikë dhe shijen e një fillimi të ri sezoni.
La Liga – Java e 7
Barcelona-Levante 3-0
Shënues: Depay 6’, De Jong 14’, Fati 90+1’
Mallorca-Osasuna 2-3
Shënues: Rodriguez 11’, Nino 45+4/Cote 9’,Perez 58’Martinez 88’
/ oversport.tv