Autokritikë e Napolit në Serie A, likuidon Lazion për 30 minuta

Napoli ka reaguar pas humbjes kundër Interit dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë, duke mposhtur skuadrën e Lazio me rezultatin 4-0 në “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti e ka zgjidhur ndeshjen brenda 30 minutave të para, duke shënuar tre gola që praktikisht ia përcaktuan fatin këtij dueli.

Zielinski e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e shtatë, ndërsa më pas dhuroi spektakël rekordmeni Dries Mertens që i çoi shifrat në 2-0 për Napolin.

Belgu nuk u ndal më kaq, pasi pa u bërë 30 minuta lojë shënoi edhe golin e tretë. Lazio mori një goditje të rëndë dhe e kishte të vështirë të reagonte.

Në fund la shenjë edhe Fabian Ruiz, i cili shënoi edhe golin e katërt për Napolin. Me këtë fitore të kaltrit kryesojnë të vetëm kampionatin, me tre pikë më shumë se Milani që u mposht sot nga Sassuolo. / oversport.tv