Roma ka bërë autokritikë pas humbjes së pësuar ndaj Hellas Verona. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Udinese, në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit të Italisë.
Vendimtar për Romën ishte sulmuesi i blerë nga Chelsea, Tammy Abraham, i cili shënoi në pjesën e parë pas një pasimi të Calafiori që kishte dhuruar spektakël në krah. Anglezi nuk fali nga brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë.
Roma në pjesën e parë ishte më lart dhe për t’u përmendur ishte rasti i Mkhitaryan që në minutat e parë, kurse në fund ishte Pusseto i Udinese ai që u mundua të vendose në rrezik vendasit.
Fraksioni i dytë i lojës foli për skuadrën nga Friuli, që zotëroi topin dhe tentoi të barazonte. Në dy raste Rui Patricio e mbrojti katërkëndëshin dhe i dha mundësinë Romës t’i gëzohej fitores dhe tre pikëve, që e rendisin në vendin e katërt me 3 pikë diferencë nga Napoli kryesues.
Për t’u përmendur nga kjo ndeshje është edhe kartoni i kuq që mori kapiteni Lorenzo Pellegrini, i cili në fund mori kartonin e dytë të verdhë dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak. Fatmirësisht nuk pati ndryshim rezultati deri në vërshëllimin e fundit.
SERIE A – JAVA 5
Roma-Udinese 1-0
Shënues: Abraham 36’
/ oversport.tv