Avancojnë bisedimet, Milani pranë rinovimit me yllin e mesfushës

Milani po mendon të blindojë me kontratë të re edhe Ismael Bennacer, një nga lojtarët kryesorë të formacionit të trajnerit Stefano Pioli.

Marokenit kontrata profesionale i përfundon më 30 qershor 2024, ndërkohë që sipas gazetarit Nicolo Schira bisedimet janë në fazë të avancuar.

Bennacer pritet të firmosë deri në vitin 2026 me Milanin dhe drejtuesit e kuqezinjve po tentojnë të heqin nga marrëveshja klauzolën 50 milionë euroshe që e lë të lirë mesfushorin.

Në kampin kuqezi kanë besim se marrëveshja për rinovimin me Bennacer do të arrihet së shpejti. Së fundmi te Milani kanë rinovuar Simon Kjaer dhe Alexis Saelemaekers. / oversport.tv