Avancojnë bisedimet, Milani vetëm një hap larg Divock Origi

Milani e ka ndarë mendjen dhe Divock Origi me shumë mundësi do të veshë fanellën kuqezi për sezonin e ardhshëm.

Belgu do të largohet nga Liverpool me parametra zero, ndërkohë që anglezëve ua ka bërë të ditur vendimin e tij.

Sipas Antonio Vitello, Milani ka vendosur të avancojë në bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit dhe nga bisedimet e reja pritet të finalizohet marrëveshja.

Origi do të përfitojë 3.5 milionë deri në 4 milionë euro dhe ai ka shumë besim se transferimi te Milani do të konkretizohet shumë shpejt. / oversport.tv