Aventura e tij zgjat vetëm pak muaj, sulmuesi i Komëbtares largohet nga klubi turk

Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Bekim Balaj te klubi turk i Ankara Keciörengücü. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lajmëruar mbylljen e marrëveshjes me turqit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e publikuar nga Balaj, sulmuesi falenderonte Keciörengücü duke treguar se aventura e tij tashmë ka përfunduar. Balaj u bashkua me klubin nga Ankaraja në merkaton e verës.

Në 16 ndeshje të zhvilluara mes Kupës dhe Ligës së Dytë turke, Balaj ka arritur të realizojë 3 gola. Një gol e ka realizuar në kampionat dhe dy të tjerë në Kupë. Tashmë 31-vjeçari është gati për një tjetër aventurë. /oversport.tv