Avokati i Maradonës kritikon mjekët: Trajtimi që bënë ishte shumë i keq

Avokati i Diego Maradonës, Matias Morla ka rindezur edhe njëherë polemikat për vdekjen e legjendës së futbolli. Ai u shpreh në një intervistë se trajtimi mjekësor që argjentinasi mori ishte shumë i keq, dhe si pasojë ndodhi fatkeqësia.

“Gabimet e bëra ishin të shumta, sepse në fund Diego vdiq. Ai u fry deri sa zemra e tij nuk mundi më ta përballonte. Trajtimi mjekësor ishte shumë i keq, prandaj u nda nga jeta. Kur hyra në shtëpi ai kishte një zë të çuditshëm, si ai i një roboti, shumë i lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Më pas kuptova se ishte për shkak të sasisë së ujit të mbajtur në trup”.

Morla nuk i kurseu as kritikat për familjarët e Maradonës pasi vendosën që Diego të trajtohej në shtëpi për sëmundjen dhe jo në klinikë: “Nuk kishte arsye të shkonte në një shtëpi kur mjekët thanë se duhej të qëndronte në klinikë”.

Maradona u nda nga jeta më 25 shkurt të vitit 2020 në moshën 60-vjeçare. Që nga ajo kohë, shumë akuza janë hedhur në drejtim të mjekëve që po e trajtonin legjendën e futbollit, si dhe për familjarët e tij që mendohet se e kishin braktisur. /oversport.tv