Avullojnë biletat, vetëm 37 mijë të privilegjuar do të jenë në “San Siro”

Për ndeshjen e së shtunës pritej që të kishte mbi 200 mijë kërkesa për biletë, por derbin që vendos fatet e titullit do të mund ta shohin në “San Siro” vetëm 37.700 të privilegjuar, për shkak të rregullave të vendosura prej pandemisë.

Por kur mendon se në dy javët e fundit të Serie A kapaciteti i stadiumit kishte shkuar në 5 mijë tifozë, rikthimi në 50% të kapacitetit është një lajm shumë i mirë. Biletat kanë avulluar tashmë dhe pritet që stadiumi të jetë plot, më saktë gjysmë-plot.

Si klubi pritës, Interi nuk ka dashur që të rrisë çmimin e biletave, madje do të vlerësojë më besnikët, ata që janë të abonuar, tifozët e Inter Club dhe ata që zotërojnë kartën e tifozit. 4.350 bileta do të shkojnë për milanistët.

Për publikun shqiptar dhe kosovar, supersfida e Milanos do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv