AZ Alkmaar nuk fal, Maccabi Tel Aviv dhe LASK “hahen dhëmb për dhëmb”

Conference League kishte disa duele interesante ditën e sotme. AZ Alkmaar ka triumfuar 2-0 në shtëpi kundër CFR Cluj dhe rrit distancën me Randers e Jablonec, që barazuan mes tyre ditën e sotme.

Garë e fortë në grupin A për vendin e parë, pasi Maccabi Tel Aviv dhe LASK kanë fituar sot dhe numërojnë nga 10 pikë. Izrealitët mposhtën 3-0 HJK, kurse austriakët 2-0 ekipin armen të Alashkert.

Bazeli i shqiptarëve, që kishte në fushë vetëm Pajtim Kasimin, u ndal na barazim 1-1 në Qipro kundër skuadrës së Omonia. Më poshtë ju sjellim rezultatet e ndeshjeve të Conference League:

CONFERENCE LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

Flora-Anorthosis 2-2
K. Almaty-Qarabag 1-2
AZ Alkmaar-CFR Cluj 2-0
Zorya Luhansk-CSKA Sofia 2-0
Gent-Partizan 1-1

LASK-Alashkert 2-0
Lincoln Red Imps-Slovan Bratislava 1-4
Maccabi Tel Aviv-HJK 3-0
Omonia-Basel 1-1
Randers-Jablonec 2-2

/ oversport.tv