Azarenka- Badosa finalja e femrave, gjysmëfinale surprizë tek meshkujt

Është përcaktuar edhe gjysmëfinalja e dytë e turneut “Indian Wells”: gjeogjiani Basilashvili bën surprizën duke eleminuar numrin 3 në renditjen botërore, grekun Tsitsipas, ndërsa amerikani Fritz ka eliminuar favoritin tjetër të turneut, gjermanin Zverev.

Basilashvili dhe Fritz do të përballen me njëri-tjetrin për një vend në finalen e madhe të turneut “Indian Wells”, Masteri i parafundit i sezonit aktual, që zhvillohet në Kaliforni. Gjeorgjiani ka mposhtur 6-4, 2-6, 6-4 (2-1) favoritin e turneut, Stefanos Tsitsipas.

Në çerekfinalen tjetër, ka ardhur një tjetër surprizë, pasi amerikani Taylor Fritz ka mundur gjermanin Sascha Zverev 4-6,6-3, 7-6 (2-1), madje ka arritur të anullojë edhe dy “match-point” të kundërshtarit.

Sot në mbrëmje do të zhvillohet gjysmëfinalja mes britanikut Cameron Norrie dhe bullgarit Grigor Dimitrov. Për herë të parë në historinë e Masterve 1000, të 4 gjysmëfinalistët janë jashtë Top 25 të renditjes së ATP-së.

Është përcaktuar edhe finalja e femrave të turneut “Indian Wells”. Bjellorusja Azarenka ka mposhtur 2-1 letonezen Ostapenko, duke siguruar një vend në finalen e madhe, ku do të ketë përballë spanjollen Badosa, që në gjysmëfinale ka mposhtur 2-0 tunizianen Jabeur.

Veterania Azarenka kërkon suksesin e tretë në “Indian Wells”, ndërsa për Badosën kjo është finalja e parë në këtë turne. Finalja e femrave do të luhet nesër në orën 20:00. / Oversport.tv