Babai Djokovic: Novak njësoj si Spartaku, është simbol i botës së lirë

Vazhdon lufta e Srdjan Djokovic, babai i Novak, pas bllokimit të tij nga autoritetet australiane. Ai mbrojti djalin e tij, i cili u bllokua në Melburn dhe nuk iu lejua hyrja për Australian Open. Duke folur për ngjarjen e ndodhur Srdjan bërni një analogji për djalin e tij me një nga simbolet historike të rezistencës, Spartakun.

“Ai është bërë simboli dhe lideri i botës së lirë, një botë me kombe dhe njerëz të varfër dhe të shtypur”, tha ai për mediat ruse.

“Mund ta burgosin sonte, nesër ta lidhin me zinxhirë, por e vërteta është si uji, sepse e gjen gjithmonë rrugën. Novak është Spartaku i botës së re që nuk toleron padrejtësinë, kolonializmin dhe hipokrizinë”.

Novak ka dëshmuar se mund të arrish gjithçka nëse ke ëndrra dhe këto ëndrra ai i ndan me miliarda njerëz që e admirojnë”, përfundoi fjalën e tij babai i Djokovic. /oversport.tv